Ngjarja në Sousse, autoritetet tuniziane arrestojnë të dyshuar, të lidhur me autorin

29/06/2015 00:00

Autoritetet tuniziane kanë arrestuar një grup të dyshuarish të lidhur me autorin e sulmeve në Sousse, ku mbetën të vrarë 39 persona. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, këtë të hënë.

Sipas Reuters, Najem Gharsalli nuk ka dhënë detaje të tjera, por tha se zyrtarët janë duke verifikuar nëse sulmuesit ishin trajnuar në kampe xhihadiste të vendit fqinj, Libi.

Ngjarja ndodhi të premten, në plazhin e një hoteli në brigjet tuniziane. Pjesa më e madhe e viktimave ishin turistë britanikë.

Top Channel