Kukës, kapen 20 kg. heroinë në një kamion nga Kosova

29/06/2015 00:00

Policia Kufitare e Morinës ka sekuestruar rreth 20 kg. heroinë gjatë kontrollit nga agjentët të një kamoni me targë AA 090 IF.

Automjeti drejtohej nga shtetasi Arben Prendi, 43 vjeç nga Lezha. Në kabinën e shoferit, poshtë sediljes, agjentët kanë konstatuar një valixhe, brenda së cilës u gjetën rreth 20 kg. drogë e llojit heroinë.

Drejtuesi i kamionit po e transportonte lëndën narkotike nga Kosova për në Shqipëri.

Ai është ndaluar dhe është marrë në pyetje nga agjentët për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e drogës.

FOTO GALERI
1/5
Policia Kufitare e Morinës ka sekuestruar rreth 20 kg heroinë gjatë kontrollit nga agjentët të një kamoni me targë “AA 090 IF”.

Top Channel