Përvetëson paratë e kontributeve, ndalohet ish përgjegjësi i sigurimeve shoqërore

29/06/2015 00:00

Policia e Fierit ka ndaluar ish përgjegjësin e sigurimeve shoqërore, Laver Sakaj. 57-vjeçari nga Roskoveci akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Burime zyrtare të policisë së Fierit bëjnë me dije se Sakaj ka përvetësuar paratë e qytetarëve, të cilët paguanin për kontribute të sigurimeve shoqërore. Ai nuk i ka arkëtuar këto para.

Top Channel