“Supergoli” i Pajtim Kasamit

29/06/2015 00:00

Në kohën që Lewis Hamilton i uronte ditëlindjen ish të dashurës, me të cilën ndau 7 vite romancë, ajo vetë ndodhej në brigjet greke për të shijuar disa ditë pushime…e ndoshta edhe një romancë të re.

Nicole Scherzinger është zënë mat prej paparacëve në Greqi. Këngëtarja është fotografuar duke u puthur me Pajtim Kasamin, futbollistin shqiptar të lindur në Strugë, por që luan për kombëtaren e Zvicrës.

Scherzinger festoi 37-vjetorin e lindjes, ndërkohë që Kasami në 2 qershor mbushi 23 vite. Megjithatë, diferenca e moshës nuk i ka penguar që të ndjehen mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, në ishullin grek të Mikonosit.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel