Zgjedhjet, Kukan: Pranimi i rezultatit, shenjë pozitive

29/06/2015 00:00

Pranimi i rezultatit të zgjedhjeve të 21 Qershorit konsiderohet si një shenjë pozitive nga europarlamentari Eduard Kukan. Në profilin e tij në Twitter, Kukan thotë se, megjithatë duhet pritur raporti final.

“Vendi ishte në situatë të vështirë vitin e kaluar me bojkotin e Parlamentit. Arritja e një marrëveshjeje të përbashkët ishte shumë e rëndësishme. Shenjë pozitive: pranimi i rezultatit, por duhet pritur për raportin final”, shkruan Kukan.

Top Channel