Video e masakrës në Tunizi

29/06/2015 00:00

Të paktën 39 persona mbetën të vrarë në sulmin terrorist të ditës së premte në në Sousse të Tunizisë, ndërsa në “Youtube” është hedhur një video amatore ku duket momentet e para të sulmit.

Video besohet se është bërë nga një turist dhe është e gjatë rreth 11 minuta, por publike janë bërë 50 sekondat e para të sulmit.

Seifedin Rezgui, studenti 23-vjeçar ishte autori i sulmit tragjik, i cili duket në video duke vrapuar me armën në dorë drejt turistëve, ku më pas i ekzekuton ata në mënyrë të pamëshirshme.

Ndërkohë, gjatë së hënës autoritetet tuniziane kanë arrestuar një grup të dyshuarish të lidhur me autorin e sulmeve në Sousse.

Top Channel