Kosovë, Senati amerikan konfirmon Greg Delawie ambasador. Pasues i Tracey Jacobson

29/06/2015 00:00

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar javën e kaluar diplomatin Greg Delawie, në postin e ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë.

Delawie, nga shteti i Virginias, do të zëvendësojë në këtë pozitë ambasadoren Tracey Ann Jacobson, e cila i jep fund mandatit të saj trevjeçar si kryediplomate e Amerikës në Kosovë.

Delawie ishte nominuar nga Presidenti amerikan, Barack Obama, për të drejtuar Ambasadën në Kosovë në fund të marsit të këtij viti.

Top Channel