Gjykata Supreme bllokon ligjin për klinikat e abortit në Teksas

30/06/2015 00:00

Gjykata Supreme ka bllokuar një ligj që do të detyronte mbylljen e dhjetë klinikave të abortit në Teksas.

Juria votoi 5-4 në të mirë të apelit të klinikave, ndërsa një vendim përfundimtar do të merret në ditët në vazhdim, pasi të dëgjohen edhe palët.

Në fillim të këtij muaji, Shkalla e Pestë e Gjykatës së Apelit në Nju Orleans i dha të drejtë ligjit të vitit 2013, që detyronte klinikat të ishin në të njëjtin standard si edhe spitalet publike.

Në rast se nuk kemi një zgjidhje të shpejtë nga drejtësia, atëherë kjo çështje do të luajë një rol të rëndësishëm edhe në fushatën për Presidencialet e vitit 2016.

Teksasi kishte 41 klinika aborti në vitin 2012, ndërsa aktualisht ka 19 të tilla. Në rast se nuk do të kishte një ndërhyrje nga Gjykata Supreme, atëherë do të mbeteshin vetëm nëntë klinika të tilla.

Top Channel