Dëshmon autori; biznesmeni i gazit u masakrua pas një sherri të çastit

30/06/2015 00:00

Dyshimet e policisë franceze për autorin e masakrës së biznesmenit të gazit në Lion, kanë marrë fund.

Yassin Salhi e ka pranuar autorësinë e vrasjes së pronarit të tij. 35-vjeçari u tha detektivëve se e ekzekutoi Herve Cornaren, në një parking teksa ai la makinën për t’u nisur në punë.

Arsyeja ishte thjesht një zënkë mes të dyve. Mësohet se vrasësi ishte kthyer në Francë nga Siria, ku kishte qenë pjesë e kalifatit të ISIS, fakt ky që shpjegon me së miri edhe rrethanat e masakrës.

Viktima u gjet me kokën e prerë dhe me flamuj të qëndisur me gjuhën arabe, ngjitur me trupin e Cornaren.

Top Channel