Nis Wimbledon, të mëdhenjtë kalojnë pa probleme në raundin e dytë

30/06/2015 00:00

Novak Djokovic filloi në Wimbledon mbrojtjen e titullit në mënyrën më të mirë të mundshme, pas fitores 3-0 ndaj tenistit gjerman Philipp Kohlschreiber.

Pas humbjes në Roland Garros ndaj Stan Wawrinka, Djokovic u rikthye me një fitore të pastër në tre sete: 6-4, 6-4 dhe 6-4, në një ndeshje që zgjati dy orë.

Për femra, 5 herë fituesja e këtij aktiviteti, Serena Williams, mundi lehtësisht tenisten ruse Margarita Gasparyan. Ajo triumfoi 6-4 dhe 6-1 ndaj 20-vjeçares.

Edhe Ana Ivanovic e pati të thjeshtë ndaj kinezes Xu Yi-Fan.

Top Channel