Kili mposht Perunë. Kalon në finalen e Kupës së Amerikës

30/06/2015 00:00

Kili kalon në finalen e Kupës së Amerikës. Në Santiago, në gjysmëfinalen e parë të turneut, kombëtarja vendase mundi Perunë me rezultatin 2-1, falë një dy-golëshi të Edu Vargas.

Peruja luajti me 10 lojtarë që në minutën e 20 të pjesës së parë, kur Zambrano u ndëshkua me karton të kuq.

Goli për Perunë u shënua sërish nga një lojtar i Kilit, pasi Gary Medel e dërgoi topin në portën e tij, duke barazuar përkohësisht rezultatin.

Në finalen e madhe, Kili do të ndeshet me fituesin e çiftit Argjentinë-Paraguaj.

Top Channel