Arrestohen të plagosurit në ngjarjen e Mallakastrës

30/06/2015 00:00

Policia e Fierit, në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur të hënën në pyllin e fshatit Ninësh, ku u vra shtetasi Alfons Dautaj dhe u plagosën Riza Feizaj dhe Mariglen Luari, ka arrestuar këta të fundit me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u krye, pasi në vendngjarje është konstatuar një parcelë e mbjellë me rreth 900 bimë kanabis, të kultivuara nga Dautaj, i cili u vra të hënën, dhe dy personat e plagosur.

Nuk dihet nëse të rinjtë janë qëlluar nga persona të tjerë apo kanë patur konflikt me njëri-tjetrin.

Top Channel