Amy Willerton “turbullon” plazhin e Ibizas

30/06/2015 00:00

Bukuroshja britanike Amy Willerton është shfaqur e jashtëzakonshme në plazhin e Ibizas. 22-vjeçarja, e cila ka konkurruar në “Miss Universe”, duke përfaqësuar Britaninë e Madhe, duket se ende është në formë të mirë.

Ajo kishte veshur një palë bikini ngjyrë rozë, ku tregohej trupi i saj i tonifikuar. Amy është duke kaluar pushimet me disa mike, por raportohet se aty gjendet edhe i dashuri i saj i ri, Rob Gough.

Amy vendosi të thyejë heshtjen për lidhjen e saj të re, duke postuar vetë një foto në Instagram, dorë për dore me Rob, në një restorant luksoz në Aruba.

Në të kaluarën është raportuar se Willerton ka qenë në një lidhje me Joey Essex, si dhe njërin prej pjesëtarëve të One Direction, Niall Horan.

FOTO GALERI
1/4
Amy Willerton në Ibiza

Top Channel