Social-demokratët e PE-së përshëndesin fitoren e ASHE-së në zgjedhjet e 21 Qershorit

30/06/2015 00:00

Grupi i Social-Demokratëve në Parlamentin Europian ka përshëndetur fitoren e ASHE-së në shumicën e bashkive në vend në zgjedhjet e 21 Qershorit.

“E mirëpresim fitoren e koalicionit socialist në zgjedhjet në Shqipëri”, lexohet në postimin e social-demokratëve në Twitter.

Kryetari Gianni Pittella shruan: “I përgëzoj kryebashkiakët dhe këshilltarët bashkiakë socialistë për fitoren e tyre në zgjedhjet lokale. I ftoj të implementojnë më tej reformat e suksesshme. Rezultati i pabesueshëm i zgjedhjeve është një shenjë e qartë se qytetarët shqiptarë duan të kthejnë faqe, duke zgjedhur të ardhmen europiane”.

Ndërkohë, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, u shpreh: “Zgjedhjet lokale të 21 Qershorit janë një tjetër hap përpara për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Shpresojmë që shumë shpejt, Shqipërisë t’i hapet drita jeshile për negociatat me Bashkimin Europian”.

Top Channel