Bullgaria, vendi me popullsinë më të pakënaqur

30/06/2015 00:00

Bullgaria është klasifikuar si vendi i bllokut europian, ku banorët janë më të pakënaqur me jetesën.

Departamenti i Statistikave të BE-së, EUROSTAT, publikoi një raport mbi kënaqësitë mesatare për jetesën, ku e rendit Bullgarinë të fundit pas të gjitha shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Europian.

Edhe pse është anëtarësuar që në vitin 2007, Sofjes i mbetet ende një rrugë e gjatë për të bërë sa i përket cilësisë së jetesës në raport me vendet e tjera.

Listën e EUROSTAT e kryesojnë Danimarka, Finlanda, Suedia, Zvicra dhe Islanda, ku banorët shprehen të kënaqur me situatën e tyre.

Sipas ekspertëve, pakënaqësitë e bullgarëve i referohen më së shumti gjendjes ekonomike, por ka edhe faktorë të tjerë që tregojnë se problemi është edhe social-kulturor.

Top Channel