Tiranë, të shtëna me armë në Laprakë. Një i plagosur

30/06/2015 00:00

Të shtëna me armë zjarri janë verifikuar paraditen e së martës në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave, nga të shtënat një person ka mbetur i plagosur.

Nga të njëjtat burime mësohet se uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plagosjes. Agjentët po mundohen të mbledhin prova të mundshme materiale dhe dëshmi të asaj që ndodhi, saktësojnë burimet.

Ndërkohë, personi i plagosur është identifikuar vetëm me inicialet F.V. dhe sipas burimeve, plagën e ka marrë në këmbë.

Top Channel