Tiranë, ndërrohen shefat e komisariateve kryesorë të policisë

30/06/2015 00:00

Një sërë lëvizjesh të nivelit të lartë janë kryer në orët e fundit, në disa prej komisariateve kryesorë të Tiranës.

Kështu, në krye të komisariatit nr.1 të policisë së kryeqytetit është caktuar Agim Hoxha; në atë numër 2, Artion Duka; në atë numër 3 Elton Alushi; dhe në atë numër 6, Gëzim Zhupa.

Ndërkohë, burime policore zyrtare bëjnë të ditur se, priten ndryshime edhe në sektorë të tjerë të policisë së Tiranës.

Top Channel