Pelegrinazhi i përvitshëm në Ballem Sulltan; besimtarët, lutje dhe qirinj

30/06/2015 00:00

Mijëra besimtarë bektashianë nga e gjithë Shqipëria vizituan vendin e quajtur Ballem Sulltan, të komunës Martanesh në Bulqizë, për të bërë pelegrinazhin e përvitshëm.

Besimtarët u ngjitën drejt vendit të shenjtë, ndezën qirinj dhe bënë lutjet e tyre, për të vijuar më pas me tregime mbi historinë e Ballem Sulltanit.

Në këtë ceremoni morën pjesë shumë baballarë të Tyrbeve nga i gjithë vendi, si dhe autoritete të pushtetit vendor, përfshirë kandidatin fitues për Bashkinë e Bulqizës, Melahim Damzi.

Në fjalimin e tij, Babai i Teqesë së Martaneshit, Hysni Shehu u shpreh se, Teqeja e Ballem Sulltanit ka vlera të mëdha historike, sikurse vetë themeluesi i saj, që ka qenë dhe do të mbetet një reformator mjaft largëpamës.

Ai shprehu gjithashtu gëzimin e tij të veçantë që ndau me besimtarët e ardhur dashurinë dhe forcën e dhuruar nga Zoti. Më pas, festa vijoi me aktivitete të ndryshme.

Top Channel