Edhe pse javë më parë, zyrtarë të Romës kishin deklaruar arritjen e një marrëveshje me Al Jazira-n për transferimin e sulmuesit Gervinho, tashmë duket se ky transferim është thuajse i pamundur.
Shkak janë bërë kërkesat tejet të ekzagjeruara të sulmuesit nga Bregu i Fildishtë. Mediat italiane kanë bërë të ditura faktet se pse Gervinho refuzoi të transferohej te Al Jazira.
Gervinho u kishte vënë disa kushte arabëve, duke u kërkuar një helikopter privat për transferimin e tij, një plazh privat për të dhe familjen e tij, si edhe një resort përrallor për familjen e tij. Sulmuesi gjithashtu kishte kërkuar dhe një numër të konsiderueshëm biletash avioni për të udhëtuar në Bregun e Fildishtë.
Kërkesat e “çmenduara” të sulmuesit kanë sjellë edhe bllokimin e transferimit, nga i cili Roma mund të përfitonte deri në 13 milionë euro.
Top Channel