Asgjësohen rreth 350 bimë narkotike në Vlorë, shpallet në kërkim një 55-vjeçar

30/06/2015 00:00

Policia e Vlorës ka arritur të zbulojë dhe asgjësojë 8 parcela me rreth 350 bimë narkotike kanabis sativa, gjatë së martës, ndërsa është shpallur në kërkim një 55-vjeçar.

Sipas policisë një parcelë me rreth 65 bimë narkotike është zbuluar në fshatin Kuç, të cilat ishin mbjellë në stanin e shtetasit Besim Baraj, i cili është shpallur në kërkim.

Ndërkohë, 6 parcelat e tjera janë zbuluar në fshatin Armen, në vendin e quajtur “Përroi i thatë”. Rreth 290 bimë narkotike, me lartësi rreth 150 cm u asgjësuan me djegie.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel