Fier, banesë antike në mes të autostradës

30/06/2015 00:00

Punimet në segmentin e autostradës Levan-Mbostar, në kilometrin e gjashtë kur hynë nga Levani, kanë ndeshur në një zonë arkeologjike. Kjo ka bërë që të ndërpriten punimet dhe të ketë një ndryshim projekti.

Drejtuesit e punimeve të segmentit të autostradës kanë vënë në dijeni Ministrinë e Kulturës, e cila ka ngritur një grup pune e më pas një ekspeditë me arkeologë vendas e të huaj që të zhvillojnë gërmimet.

Gjatë punës tre mujore ka rezultuar se jashtë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, qyteti antik shtrihet edhe jashtë tij.

Gërmimet nxorën se objektet arkeologjike i përkasin një banese të vitit 300 pas lindjes së Krishtit. Drejtues të punimeve të segmentit të autostradës thonë se është ndryshuar projekti, ku tashmë në këtë vend do të ketë një rreth-rrotullim, i cila shmang punimet në këtë pjesë arkeologjike.

Top Channel