Humb rrugën për në banesë, i moshuari kërkon ndihmën e policisë

30/06/2015 00:00

Një 80-vjeçar është paraqitur në Komisariatin nr.2 në Tiranë dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për të gjetur banesën e tij.

I moshuari, i identifikuar si Mahir Spahiu, kërkoi ndihmën e uniformave blu pasi nuk mbante mend shtëpinë e tij.

Polica njofton se po mban në komisariat të moshuarin dhe u bën thirrje familjarëve të tij që të paraqiten për ta marrë.

Top Channel