Jemen, arratisen rreth 1200 të burgosur. Mes tyre edhe të dyshuar të Al Kaedës

30/06/2015 00:00

Rreth 1200 të burgosur kanë mundur të arratisen, pas përleshjeve të ashpra në një burg të Jemen, gjatë pasdites së të martës, mes të cilëve raportohen edhe të dyshuar të Al Kaedës, siç deklarojnë burime të sigurisë dhe zyrtarë jemenas.

“Grupe mbështetësish të Al Kaedës sulmuan gjatë ditës së sotme një burg në qendër të qytetit të Taizit, e pas sulmit rreth 1200 të burgosur tepër të rrezikshëm u arratisën”, është cituar të ketë thënë një zyrtar i sigurisë nga agjencia shtetërore e lajmeve, Saba.

Një tjetër zyrtar tha për “Reuters” se disa prej të arratisurve janë “të dyshuar që i përkasin rrjetit terrorist Al Kaeda”, por ky i fundit deklaroi se ata ishin larguar pas sulmeve të ashpra mes grupeve të milicive që luftojnë njëra-tjetrën, në qytet.

Top Channel