FMN vlerëson reformat në energjitikë: Po ecin sipas planit, po ulet varësia e sektorit nga buxheti

30/06/2015 00:00

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar reformën në sektorin energjitik duke deklaruar se kjo reforma ka nisur të lehtësojë barrën mbi financat publike për këtë vit.

“Vjedhja e energjisë elektrike është zvogëluar ndjeshëm dhe reformat në shoqëritë shtetërore të energjisë elektrike po ecin sipas planit”, thuhet në vlerësimin e FMN-së.

Fondi kërkon vijimin e reofrmave në këtë sektor, deri kur të mos kërkojë më mbështetje nga buxheti i shtetit.

“Nevoja aktuale për mbështetje buxhetore të sektorit është më e ulët edhe nga ajo çka ne prisnim. Mbajtja e angazhimit për reformën është kritike për të siguruar që sektori nuk do të varet më nga mbështetja buxhetore. Gjithsesi, ka shumë sektori ka shumë sfida dhe duhet të vazhdojnë reformat”, vëren FMN.

Top Channel