Populli grek është ndarë në dy pjesë, njëra që i thotë “jo” kushteve të kreditorëve, dhe tjetra që i thotë “po” Unionit Europian. Të dy palët kanë organizuar protesta të ndara, me pankarta dhe simbole nëpërmjet të cilave shprehin edhe qëndrimet e tyre.

Kjo ndasi e popullit grek në këtë moment delikat, ka ardhur si pasojë e fushatës së Tsipras që i shtyn grekët t’i thonë “jo” vendimeve të kreditorëve, si edhe nga ana tjetër influencës së instancave të Bashkimit Europian që i paralajmërojnë ata se vendi i tyre rrezikon të humbasë shumë nëse del nga Eurozona.

Protestuesit që janë “pro” Unionit, mbushën sheshin “Syntagma”, para parlamentit. Ata shprehen frikën për ndarjen me Europën, ndërsa theksuan se vendi i përket Unionit.

Gjithashtu disa japin argumentin se qeveria nuk ka asnjë plan çdo të ndodhë me fatin e tyre, nëse ata largohen nga Europa. Mediat flasin për 22 mijë protestues, te cilët kishin nëpër duar pankarta “pro” Europës, dhe që nuk u larguan nga sheshi edhe për shkak të motit të keq.

Top Channel