SHBA-Kubë, vendoset për hapjen e ambasadave

01/07/2015 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kuba do të njoftojnë të mërkurën për hapjen e ambasadave në kryeqytetet respektive të dy vendeve. Ky është një hap madhor në ristabilizimin e marrëdhënieve diplomatike mes tyre.

Marrëdhëniet ishin ndërprerë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën embargon si kundërpërgjigje ndaj revolucionit të vitit 1961, që solli në pushtet komunistët e Fidel Kastros.

Një zyrtar i shtetit amerikan ka deklaruar në kushte anonimiteti, se lajmi për hapjen e ambasadave do të bëhet mëngjesin e së mërkurës, sipas kohës lokale të Uashingtonit.

Nuk bëhet e ditur nëse ky njoftim do të jepet nga vetë Presidenti i SHBA, Barack Obama, apo kjo do të publikohet përmes zyrtarëve të shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kuba ranë dakord për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale në fund të vitit 2014.

Top Channel