Asgjësohen 860 bimë kanabis në një fshat të Shkodrës, kryeplaku shpallet në kërkim

01/07/2015 00:00

Policia e Shkodrës asgjësoi 860 bimë narkotike kanabis sativa në një operacion të ndërmarrë në fshatin Gomsiqe.

Bima narkotike ishte e mbjellë në disa parcela, në vendin e quajtur Ferth të fshatit Gomsiqe.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet Z.D., kryeplak i fshatit, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Top Channel