Sarandë, arrestohen dy vëllezër kultivues hashashi. Asgjësohen 356 rrënjë

01/07/2015 00:00

Policia e Sarandës ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e rreth 356 rrënjëve bimë narkotike të dyshuar kanabis në fshatin Shëndelli, duke bërë të mundur arrestimin e dy personave, të dyshuar si posedues të drogës.

Arrestimet kanë ardhur në kuadër të operacionit antikanabis të quajtur “Manastiri” dhe nga sa informon policia, janë ndaluar shtetasit Andrea Gjok Ndoi, 29 vjeç, dhe Pjetër Gjok Ndoi, 24 vjeç, të dy banues në fshatin Shëndelli, ku edhe u gjet sasia e drogës.

Bima narkotike është zbuluar në mesin e një pylli pranë kishës së fshatit, ku ishin mbjellë 294 bimë kanabis me lartësi deri në 160 cm, ndërkohë që pas kontrollit të ushtruar në banesat e dy shtetasve të ndaluar janë gjetur edhe 62 bimë të mbjella nëpër kubikë në kopshtin e shtëpisë, si dhe 30 fishekë të kalibrit 7,62 mm, të sekuestruara në cilësinë e provave materiale.

Materialet kundër vëllezërve të arrestuar në flagrancë në banesën e tyre do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim” dhe “prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Top Channel