Dialogu, Gjuriç: Prishtina po refuzon krijimin e Asociacionit të Komunave

01/07/2015 00:00

Drejtori i së ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në kuadër të Qeverisë serbe, Marko Gjuriç ka deklaruar se, Prishtina zyrtare po refuzon të nënshkruajë marrëveshjen rreth krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Ai ka thënë gjithashtu se, gjatë tri viteve të dialogut Kosovë-Serbi, nuk ka parë një ngurtësim të tillë të Prishtinës, apo mos interesimit për të diskutuar rreth thelbit të kësaj teme.

Gjuriç shtoi se, delegacioni serb ka kërkuar, që Serbia të financojë drejtpërdrejt Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, ndërsa ky Asociacion të mbledhë taksat, të ketë Presidentin, Kuvendin dhe Këshillin Ekzekutiv.

Por, me këto kërkesa – sipas tij, – nuk u pajtua pala kosovare dhe rrjedhimisht marrëveshja ende nuk është arritur.

Top Channel