Ben Affleck dhe Jennifer Garner njoftojnë divorcin

01/07/2015 00:00

Një ditë pasi festuan 10-vjetorin e martesës së tyre, Ben Affleck dhe Jennifer Garner njoftuan papritmas divorcin.

Çifti festoi më 29 qershor një dekadë së bashku dhe nga martesa e tyre kanë tre fëmijë, Violet, 9 vjeç, Seraphine, gjashtë dhe Samuel, tre vjeç.

Ndarja mbërrin pas muajsh të tërë thashethemesh, që flisnin për një krizë mes tyre, që përflitet se ka lindur për shkak të vesit të kumarit, nga i cili aktori dhe regjisori është i varur prej kohësh.

Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë njohur në vitin 2003, kur luanin së bashku në filmin “Daredevil” dhe dy vite më vonë kurorëzuan në martesë romancën e tyre.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel