Arben Frroku shpallet në kërkim ndërkombëtar

01/07/2015 00:00

Dy ditë pasi Gjykata e Apelit dha dënimin me burg përjetë për Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Kur Gjykata e Apelit dha vendimin për të rrëzuar Gjykatën e Shkallës së Parë që dha pafajësi për Frrokun, ky i fundit ishte larguar nga Shqipëria prej 10 ditësh, pa lënë asnjë gjurmë.

Fillimisht Frroku u ndalua në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, pasi rezultonte në listën e personave në kërkim (para vendimit të Apelit), por është lënë i lirë pas verifikimeve se ishte shpallur i pafajshëm për akuzën që rëndonte ndaj tij.

Top Channel