SHBA-Kubë, më 20 korrik rihapen ambasadat në kryeqytetet respektive

01/07/2015 00:00

Shtetet e Bashkuara dhe Kuba kanë rënë dakord për rihapjen e ambasadave në kryeqytetet respektive të dy vendeve.

Mediat ndërkombëtare, të cilat citojnë qeverinë e Kubës, shkruajnë se Havana dhe Uashingtoni do të rivendosin marrëdhënie të plota diplomatike dhe do të rihapin ambasadat më 20 korrik.

Njoftimi është bërë nga Ministria e Jashtme në Havana të mërkurën në mëngjes, pas marrjes së një letre nga Presidenti Barack Obama.

Për më shumë se 5 dekada, dy shtetet, armiq të Luftës së Ftohë, nuk kanë pasur lidhje të plota diplomatike.

Jeffrey DeLaurentis, i cili pritet të jeta ambasadori parë amerikan në Havana, mbërriti në Ministrinë e Jashtme kubane të mërkurën në mëngjes për të dhënë mesazhin. Megjithëse fotografë dhe gazetarë të shumta ishin në pritje të ndonjë deklarate, asnjëri nga palët nuk foli publikisht.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kuba ranë dakord për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale në fund të vitit 2014.

Top Channel