Berat, Fondi Shqiptar i Zhvillimit investon për lulishten e qytetit; nisin punimet

01/07/2015 00:00

Një investim prej 81 milionë lekësh të reja, akorduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, do të bëjë të mundur kthimin e lulishtes në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në një qendër të rëndësishme moderne për të kaluar kohën e lirë.

Lulishtja që i ka mbijetuar viteve, ndërtimeve pa leje, ishte lënë prej kohësh në mëshirë të fatit, ndërkohë që është një nga lulishtet më të rëndësishme të qytetit me pemë qindra vjeçare.

“Pas hartimit të një projekti nga studio “Metropolis” dhe investimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë nisur punimet që do të zgjasin tre muaj dhe do të rikonstruktojnë rrugën kryesore të lulishtes, trotuaret, kanalizimet, pajisjen e ambienteve me stola, rregullimin e shatërvanit”, bënë me dije nën kryetari i Bashkisë, së Beratit, Bledar Blana.

Top Channel