Artistja bukuroshe që shndërron veten në personazhe horrori

01/07/2015 00:00

Emily Anderson është një artiste “make-up”-i që shpenzon 8 orë në ditë për të shndërruar veten në personazhe të filmave të saj të preferuar horror.

Duke përdorur bojë dhe produkte kozmetike, 23-vjeçarja nga Los Angeles i jep vetes pamje të frikshme dhe fotot i poston nëpër rrjetet sociale.

Talentin e saj ajo e ka vënë në përdorim edhe për videoklipe të Nicki Minaj apo David Guetta, ashtu si edhe për filma si ‘Captain America’.

“Idetë i marr nga filmat dhe novelat grafike. Kur jam e zënë, bëj vetëm një në javë, por zakonisht bëj 2-3 në javë. E lë tualetin një orë pasi e mbaroj e pastaj lahem”, tha e reja.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel