Humb jetën një minator në Fan të Mirditës

01/07/2015 00:00

Si pasojë e rrëzimit të një masivi shkëmbor në një minierë në Fan të Mirditës të mërkurën, humbi jetën një minator.

Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale I.E. Trupi i pajetë i minatorit është dërguar në spitalin e Kukësit.

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur të dielën në një nga galeritë e minierës së Bulqizës, në Martanesh. Aksidenti ndodhi në pjesën qendrore të kësaj miniere, në zonën e Theknës, e cila administrohet nga një firmë private.

Sipas burimeve nga kjo minierë, mësohet se minatori i cili ka humbur jetën quhet Shaban Grrica, 45 vjeç. Policia tha se gjatë punës në nënkatin e kësaj galerie, një masiv shkëmbi është shkëputur duke e zënë poshtë minatorin.

Top Channel