Lawrence fiton betejën me fëmijët e Martin

01/07/2015 00:00

Të kënaqësh fëmijët e vegjël mund të jetë një punë e vështirë por duket se Jennifer Lawrence ja ka dalë.

Aktorja, e cila është e lidhur me vokalistin e “Coldplay” Chris Martin që prej vitit 2014, ka arritur të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me dy fëmijët e tij, Apple 11-vjeç dhe Moses 9-vjeç.

“Jen ka fituar përfundimisht dashurinë e Apple dhe Moses”, ka thënë një burim për revistën “OK”. “Chris madje me shaka ka thënë se ata vinë vetëm për të takuar Jennifer. Ata e adhurojnë atë”.

Aktorja dhe muzikanti janë munduar ta mbajnë sa më private marrëdhënien e tyre, pasi janë parë shumë rrallë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel