“Një çiklist afrikan do të jetë në podiumin e Turit brenda 5 viteve”

01/07/2015 00:00

Një çiklist afrikan do të fitojë një etapë në një tur të madh çiklistik brenda pesë viteve të ardhshme. Ky është mendimi i shefit të një ekipi afrikan që për herë të parë do të jetë pjesë e Turit të Francës.

Doug Ryder ka 3 çiklistë nga Afrika e Jugut dhe 2 nga Eritrea në skuadrën e tij MTN-Qhubeka. Ai thotë: “Kjo skuadër dhe Afrika do e shndërrojnë çiklizmin. Ne do të kemi një çiklist afrikan në podium brenda 5 viteve”.

Skuadra MTN-Qhubeka ka në gjirin e saj Daniel Teklehaimanot dhe Merhawi Kudus nga Eritrea; Louis Meintjes, Jacques Janse van Rensburg dhe Reinardt Janse van Rensburg nga Afrika e Jugut. Këta çiklistë afrikanë mbështeten nga britaniku Steve Cummings, norvegjezi Edvald Boasson Hagen, amerikani Tyler Farrar dhe belgu Serge Pauwels.

Top Channel