Kukës, tentuan të trafikonin kanabis në Kosovë; arrestohen dy të rinj

01/07/2015 00:00
Foto ilustruese

Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses ditën e mërkurë operacionin antidrogë “Vermica e pastër” dhe ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për trafikim të lëndëve narkotike.

Në pranga u vunë 24-vjeçari Durim Hasolli dhe 20-vjeçari Avdulla Matmuja, të cilëve iu gjetën 50 doza kanabis.

Ata u kapën kur po tentonin të trafikonin kanabisin në Kosovë. Gjatë kontrollit në Pikën Kufitarë të Morinës, të rinjve iu gjetën të fshehura në trup dozat e lëndës narkotike.

Top Channel