Përleshjet në Egjipt, ushtria: Nuk do të ndalemi deri në largimin e terroristit të fundit

02/07/2015 00:00

Ushtria Egjiptiane ka vazhduar sulmet ndaj militantëve të ISIS, të cilët sulmuan disa postblloqe ushtarake në gadishullin verior të Sinait.

Sipas raportimeve të fundit të ushtrisë, mësohet se pas këtyre përleshjeve bilanci i viktimave ka shkuar në 120.

Në një deklaratë zyrtare, thuhet se operacioni në këtë zonë nuk do të ndalojë derisa të largohet edhe terroristi i fundit. Sulmet ajrore kanë vazhduar edhe në orët e para të së enjtes.

Ushtria ka njoftuar se nga radhët e saj kanë humbur jetën rreth 17 ushtarë, por mediat lokale raportojnë për një numër më të lartë.

Në këtë deklaratë thuhet se 100 anëtarë të këtij grupit terrorist kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.

Sulmet kanë rritur dyshimet në lidhje me aftësinë e qeverisë egjiptiane për të mbajtur nën fre kryengritjen me bazë në Sinai, që deri tani ka lënë të vdekur me qindra policë dhe ushtarë.

Top Channel