Tropojë, asgjësohen 900 bimë kanabis

02/07/2015 00:00

Në vijim të operacioneve anti-kanabis, policia ka asgjësuar 900 bimë të tilla, që ishin kultivuar në 8 parcela, në Kërrnajë të Tropojës.

Ndërkaq, është shpallur në kërkim i dyshuari si kultivues i bimëve narkotike, Hazir Madani, 58 vjeç.

Bimët, sipas policisë, kishin gjatësi deri në 120 centimetra.

Ndërkohë, edhe policia e Vlorës ka asgjësuar 185 bimë narkotike në fshatin Gumenicë. Bima narkotike u gjet në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur “Përroi i Zhukës”.

Janë shpallur në kërkim autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve.

Top Channel