Kërkohej në Itali, kapet në Qafë-Thanë
02/07/2015 00:00
Policia e Korçës ka ndaluar një 27-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim në Itali. Bëhet fjalë për shtetasin Saud Muça, për të cilin Gjykata e Apelit në Firence ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Saud Muça akuzohet për “plagosje të rëndë” dhe “kundërshtim të zyrtarit publik”.
Kapja dhe ndalimi i 27-vjeçarit u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Top Channel