Një kërkim i fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbuluar se njerëzit nuk memorizojnë më informacione të ndryshme si dikur. Sipas këtij kërkimi, tashmë njerëzit i janë dorëzuar telefonit të tyre.

Kërkuesit e kanë quajtur këtë problem “amnezia digjitale”, ose faktin se si truri ynë është duke iu përshtatur kushteve të reja, ku telefoni dhe interneti është gjithmonë në dispozicion.

Mbi 90% e amerikanëve kanë deklaruar se kërkojnë ndihmën e internetit, telefonit ose tabletëve për të kujtuar diçka. Në këtë kërkim janë përfshirë mbi 1000 shtetas amerikanë, nga mosha 16-vjeçare e sipër.

Mbi 51% e të përfshirëve në këtë kërkim, kanë thënë se rrezikojnë të humbin shumë informacione në rast se i humb telefoni ose tableti.  

“Amnezia digjitale” bën që ju të harroni një informacion, pasi keni besim të plotë se është ruajtur në njërin prej pajisjeve tuaja.

“Fakti që ne harrojmë shumë nuk është ndonjë lajm i keq, por duket që nevoja për internet tani është një nevojë bazike, sikurse kemi nevoje për bukë dhe ujë”, është shprehur njëri prej kërkuesve.

Top Channel