Britani, BBC do të shkurtojë 1000 vende pune

02/07/2015 00:00

Rrjeti informativ britanik, BBC pritet të shkurtojë 1 mijë vende pune, për shkak të një boshllëku prej 150 milionë stërlinash në buxhetin e të ardhurave nga licenca e tij.

Një rritje e papritur e numrit të banorëve që thonë se, nuk shohin televizor dhe për rrjedhojë nuk do të paguajnë për licencën konsiderohet si shkaku kryesor për këtë rënie drastike.

Shumë shkurtime do të bëhen nga sektorët profesionalë dhe ata mbështetës, ndërsa ata të menaxhimit do të ristrukturohen.

Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tony Hall deklaron se kjo lëvizje do të shpëtojë rreth 50 milionë stërlina, duke lënë të kuptohet se shkurtime të tjera do të pasojnë.

Hall tha se, BBC po përballet me zgjedhje të vështira për shkak të klimës së vështirë financiare. Ai vlerësoi se, fakti që mbi 1 milion persona më pak ndjekin programet televizive e bën të domosdoshëm planin e kursimeve.

Top Channel