Tropojë, arrestohet 31-vjeçari i kërkuar për disa vepra penale

02/07/2015 00:00

Efektivët e Policisë së Tropojës kanë arrestuar të mërkurën 31-vjeçarin Shkëlzen Bajri, i cili ishte në kërkim për disa vepra penale.

Gjykata e Tropojës, më datë 7 qershor të këtij viti kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “vjedhje në bashkëpunim” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit”.

Top Channel