E ardhmja e Casillas… Reali e mendon larg Madridit

02/07/2015 00:00

Iker Casillas është gjithnjë e më pranë largimit nga Reali i Madridit. Klubi “merengue” po këmbëngul për blerjen e portierit të Manchester United, David De Gea, që pritet t’i marrë vendin 34-vjeçarit.

Casillas ka deklaruar se është gati të lërë skuadrën madrilene vetëm nëse stafi teknik i komunikon atij se nuk është më pjesë e planeve për të ardhmen. Por, ka një problem. Portierit Casillas i skadon kontrata pas 2 vitesh dhe paga e tij është jo e vogël, respektivisht 7.5 dhe 7 milionë euro dhe në këtë pikë askush nuk lëshon pe.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Reali i Madridit ka paraqitur një propozim alternativ për Casillas; është gati t’i paguajë pagën e tij kur ai të shkojë tek skuadra e re. Një situatë e tillë nuk bën gjë tjetër, veçse rrit akoma më shumë interesin e Romës, që është një prej klubeve pretendente për të marrë shërbimin e portierit spanjoll.

Të njëjtën formulë, Reali i Madridit e aplikoi me Raul Gonzalez në vitin 2010, kur sulmuesi u transferua te Shalke 04.

Top Channel