NBA, çmenduri në merkato; 1.5 miliardë dollarë të shpenzuar në 24 orë

02/07/2015 00:00

Kanë kaluar vetëm 24 orë nga hapja e merkatos në NBA, por skuadrat nuk kanë ngurruar të shpenzojnë shifra marramendëse. Dita e parë u mbyll me harxhimin e 1.4 miliardë dollarëve për blerje dhe rinovimeve të kontratave të basketbollistëve dhe, në këtë pikë ato që u treguan më bujare ishin New Orleans Pelicans dhe Cleveland Cavaliers.

Zgjatja e kontratës me Anthony Davis per 145 milionë dollarë në 5 vjet dhe ajo me Asik e Ajinka e kanë çuar koston e përgjithshme për New Orleans në 225.2 milionë dollarë. Ndërsa Cleveland Cavaliers, nënkampione e NBA, ka shpenzuar 230 milionë dollarë për rinovimin e Kevin Love, Tristan Thompson dhe Iman Shumpert.

Shumë të distancuara prej New Orleans dhe Cleveland në merkato qëndrojnë San Antonio, Chicago, Portland, Brooklyn e Phoenix, që kanë shënuar një kosto prej më shumë se 100 milionë dollarësh secila në rinovimet me lojtarët e tyre.

Diçka më pak kanë shpenzuar në këtë ditë të parë të merkatos skuadrat e Golden State, Los Angeles Clippers, Atlanta Hawks apo Memphis Grizzlies me këtë të fundit, që është në pritje të rinovimit me Marc Gasol.

Top Channel