Informimi për tregun e punës, mediat duhet të luajnë një rol të madh për përhapjen informacionit

02/07/2015 00:00

Mungesa e raportimeve në media mbi atë çfarë ofron tregu i punës, duke krijuar hendek mes realitetit dhe vendimeve që kanë të bëjnë me karrierën, mblodhi në një tryezë të përbashkët profesorë, përfaqësues të medias dhe studentë të gazetarisë.

“Nënraportimi në këtë sektor është i vështirë, pse? Tregu është informal, papunësia është prezente, ka mungesë transparence në konkurset e rekrutimit, padrejtësi sociale”, tha Artan Fuga, Departamenti i Gazetarisë dhe Informacionit.

Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit këtë vit ndërmori iniciativën për të bërë pjesë të programit mësimor raportimin mbi tregun e punës. Por prej një viti projekti “Risi Albania”, financuar nga qeveria zvicerane, po ndihmon edhe në modelet e para të programeve televizive, radiofonike apo shtypit që synojnë të rrisin informacionin mbi tregun e punës. I tillë është ‘Ti mundesh’, transmetuar çdo të shtunë pasdite në Top Channel.

“Që nga emri kemi dashur t’i japim optimizëm, t’i japim nxitje dhe idenë që përmes punës së mundimshme arrijmë të kemi sukses. Gjithashtu orientojmë drejt profesiuoneve që për shekuj i janë dashur njerëzimit dhe kanë qenë të suksesshëm”, u shpreh Nada Kallciu, autore e programit “Ti mundesh”.

Ambasador i Zvicrës në Tiranë tha se ka nevojë për ndryshim në mënyrën si funksionon media.

Informacioni mbi tregun e punës, duhet të transmetohet në një mënyrë të kuptueshme dhe shumë tërheqëse. I ftuar në konferencë ishte dhe Martin Kueper nga Rundfunk, Berlin Brandenburg, i cili rrëfeu eksperiencën gjermane në këtë sektor.

Top Channel