Çiklizëm, por jo vetëm…(Video)

02/07/2015 00:00

Çiklisti amerikan Jerome Townsend reagoi në një mënyrë tejet të ekzagjeruar ndaj një kundërshtari, i cili e kishte rrëzuar nga biçikleta gjatë një gare në SHBA.

Townsend ngrihet i revoltuar dhe më pas e godet me grushte kundërshtarin e tij. Menjëherë ndërhyjnë çiklistët e tjera për të qetësuar gjakrat.

Townsend ishte pjesë e ekipit “BikeReg”, drejtuesit e të cilit e përjashtuan menjëherë pas këtij incidenti.

Më pas edhe Townsend e kuptoi gabimin e rëndë që bëri gjatë garës dhe kërkoi falje, por ishte vonë sepse vendimi për përjashtimin e tij ishte marrë. Madje për të mund të ketë edhe masa të tjera, pasi një hetim është nisur në lidhje me incidentin.

Top Channel