F1, edhe CONI nënshkruan peticioninin: Të shpëtojmë Çmimin e Madh të Monzas!

02/07/2015 00:00

Komiteti Olimpik Kombëtar Italian (CONI) duket se ndan të njëjtin qëndrim në lidhje me mbështetjen e autodromit të Monzas për vazhdimin e garave të Formula 1.

Lajmi bëhet i ditur nga presidenti i CONI-t, Giovanni Malago, i cili ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të zhvilluar në ambientet e “Expo Milano”.

“Është një çështje shumë e rëndësishme, jo vetëm për botën e automobilizmit – thotë Malago. – Nuk është diçka që na përket personalisht, por këtu përfshihet e gjithë bota sportive dhe i qëndrojnë pranë Monzas. Të gjithë anëtarët e Këshillit, duke nisur prej meje, janë bashkuar në peticionin në proces për mbledhjen e firmave”.

Peticioni në fakt po ndërmerret për mbledhjen e firmave, me synimin për të shpëtuar Çmimin e Madh të Italisë, që zhvillohet në autodromin në fjalë të Monzas. I pozicionuar në lindje të këndit Lombard, pikërisht përpara një Ferrari rrezatues të F1-shit, banketi është nismëtar i apelit kundër hipotezave të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) për ta zhvendosur nga Monza këtë ndalesë në Itali të Botërorit të sportit më të shikuar të garave me makina, F1.

Top Channel