Vlorë, asgjësohen rreth 500 rrënjë kanabis, të mbjella në 8 parcela

02/07/2015 00:00

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 8 parcela me rreth 500 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa gjatë së enjtes.

Bëhet e ditur se 5 parcela janë konstatuar në fshatin Velsh, në vendin e quajtur “Përroi i Asomatit”, të hapura posaçërisht për mbjelljen e 345 bimëve narkotike, ku lartësia e tyre arrinte deri në 140 cm.

Ndërsa 3 parcelat e tjera janë konstatuar në fshatin Treblovë, në mes te pyllit, përgjatë “Përroit të Gerhanit”, ku ishin mbjellë 154  bimë narkotike, lartësia e të cilave arrinte deri në 150 cm.

Policia bëri asgjësimin e plotë të bimëve narkotive, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel